Sugjerojmë:

Mish viçi me presh dhe mollë

Mish viçi me presh dhe mollë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 2 orë

Një pjatë e dytë e shijshme, ëmbël dhe me aromë erëzash, ideale për t’u shoqëruar me oriz të bardhë basmati, shumë e lehtë dhe ekonomike, perfekte për çdo vakt. Mishi i viçit me presh dhe mollë është i thjeshtë për t’u përgatitur, pjatë tipike orientale dhe ka shumë sukses në tryezë.

Ingredientët

  • 800 gr mish viçi në copa
  • 30 gr gjalpë
  • 1 mollë
  • 1 presh
  • 1 lugë kafeje curry
  • 150 gr jogurt grek
  • Disa domate të vogla
  • Kripë

Udhëzimet

1

Ngrohni 30 gr gjalpë dhe pak vaj në një tigan, së bashku me një lugë curry dhe skuqni mishin e viçit të cilin e keni kaluar në miell. Më pas hiqeni dhe shtoni preshin e prerë në feta dhe mollën e qëruar e të prerë në kubikë.

2

Skuqini për 5-7 minuta, shtoni përsëri mishin, shtoni përsëri pak curry dhe lërini të gatuhen derisa mishi të zbutet. Shtoni kripë e piper dhe 150 jogurt si dhe një domate të prerë ose disa pomodorini sipas dëshirës.

3

Vazhdoni gatimin edhe për dy minuta dhe shërbejeni.

Lini një koment