Sugjerojmë:

Miqtë tuaj do t’i dashurojnë: Si të bëni vezët e famshme të djallëzuara

Veshtiresia
E lehtë
Koha gatimit
15 minuta
Sugjerohet për:
Kalori:
6 vezë të ziera
2 lugë gjelle majonezë
1 lugë ҫaji sheqer
1 lugë ҫaji uthull e bardhë
1 lugë ҫaji mustardë
½ lugë ҫaji kripë
1 lugë ҫaji piper i kuq

Ndajini vezët në gksymë dhe hiqini me kujdes të verdhat, pa i prishur formën të bardhës.

Në një tas, shtypini të verdhat me pirun dhe shtoni majonezën, mustardën, sheqerin, kripën, dhe uthullën.

Formoni një masë dhe me ndihmën e një qese pastiҫierie, shpërndajeni masën në zgavrat e të bardhave të vezës.

Spërkatini me piper të kuq.

Komento