Milkshake me hurma arabe për të pasur energji gjatë Ramazanit
Pas agjërimit për gjatë gjithë ditës, kjo pije do t’ju bëjë të ndiheni mirë dhe të rekuperoni energjitë.
Si fillim po ju tregojmë dobitë e përbërësve të kësaj recete:
Përfitimet shëndetësore të tërshërës:
Zvogëlon kolesterolin
Ka veti anti-depresive dhe rrit humorin
E dobishme në humbje peshe
Përfitimet shëndetësore të hurmave të Arabisë:
Forcojnë kockat
Nivelet e larta të hekurit i bëjnë ato te përsosura për ata që vuajnë nga anemia
Ideale për një rikuperim të shpejtë të energjive
Parandalojnë kapsllëkun
Hidhni hurmat arabe në ½ filxhan qumësht për 30 minuta.
Piqeni tërshërën për rreth 5 minuta në një tigan që nuk ngjit derisa të marrë pak ngjyrë kafe.
Lëreni të pushojë.
Grijini së bashku hurmat arabe dhe tërshërën në një blender.
Shtoni qumështin e mbetur dhe përziejeni mirë.
Shërbejeni të ftohtë.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment