Mesazhet më të bukura të dërguara me Porositë Dhuratë që na kanë shkrirë zemrat
Për Shën Valentin, i dëgjojmë shpesh njerëzit të thoë që partneri apo partnerja nuk duhet dashuruar dhe “llastuar” vetëm një ditë të vitit, por ҫdo ditë të tij dhe për disa ҫifte me fat, kjo është mëse e vërtetë. Më poshtë do të gjeni disa prej mesazheve më të bukura dhe romantike që përdoruesit e Snapfood u kanë dërguar partnerëve të tyre me Porositë Dhuratë.
“Zgjohu bukuroshe se do bëhesh vonë për punë!” Dhe i kishte dërguar vajzës një smoothie dhe një waffle… Partneri i ëndrrave!
“E ëmbël është kjo, po omëlsina e vërtetë je ti…” Porosia për vajzën ishte një tortë red velvet, porositur nga tironci më gojëëmbël në rruzullin tokësor.
“Më fal! Të lutem ma hiq bllokun.” Nuk e dimë a ia hoqi bllokun, por ajo tiramisu-ja me pistak padyshim që i ka shijuar!
“Unë vërtet s’di të gatuaj, po rëndësi ka mendimi! Të dua.” Mesazhi i një vajze që s’ka pse të mësojë të gatuajë për sa kohë ka Snapfood në telefon.
“Një mëngjes i shëndetshëm për një yll të shëndetshëm” Dhe ja si ta marrin kalanë nga brenda me ca ushqime të shëndetshme dhe një mesazh kaq të ëmbël.
“Më raftë pika mua që s’ke kohë ti të gatuash!” Dhe na rëntë pika neve që akoma s’kemi gjetur një djalë si ky që të sjell sushi kur s’ke kohë të gatuash!
“Faleminderit për dje” Nuk e dimë ҫfarë ka ndodhur dje, por me siguri gjërat kanë vajtur mirë sepse carbonara me tartuf dhe sallata me burrata janë spektakël.
Tartufi, ky përbërës misterioz dhe i rrallë, ka qenë prej kohësh një simbol i luksit në botën kulinare. I njohur për aromën e tij të veçantë dhe të fuqishme, tartufi ka kapur imagjinatën e kuzhinierëve dhe gurmanëve në të...
Nuk mund të blesh lumturinë, por mund të blesh sushi, që është e njëjta gjë! Në dy dekadat e fundit është bërë sensacion vakti tradicional japonez i njohur si sushi. Dita Ndërkombëtare e Sushit feston këtë vakt potencialisht të...
Sot në vend festohet Sulltan Nevruzi, festa më e rëndësishme e besimtarëve bektashinj. Fillimisht festohej si festa e ardhjes së pranverës dhe më vonë si ditëlindja e imam Aliut. Kjo festë zgjat tri ditë. Besimtarët shkëmbejnë vizita tek njëri-tjetri...
Lini një koment