Sugjerojmë:

Mënyra më e lehtë për t’i shijuar patëllxhanët

Patëllxhanë në furrë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Ka pafundësisht shumë mënyra për t’i gatuar dhe shijuar perimet në mënyrë të shëndetshme. Sot Neps ju sjell një ndër recetat më praktike për përgatitjen e patëllxhanëve. A jeni gati?

Ingredientët

  • 3-4 patëllxhanë mesatarë
  • 4 domate
  • 150 gram djathë të fortë
  • 3-4 thelpi hudhra
  • Kripë, piper për shije
  • vaj ulliri

Udhëzimet

1

Lani patëllxhanët dhe i prisni në feta të holla.

2

I marinoni me pak kripë dhe i lini të thahen për 30 minuta derisa t’i ikë tërësisht uji.

3

Prisni domatet në feta rrumbullake dhe ndërkohë shtypni hudhrat. Grini imët edhe djathin (grana nëse dëshironi).

4

Shtroni në tavë patëllxhanët, me një letër kuzhinë poshtë.

5

I vendosni secilës një copë domate dhe pak hudhër.

6

Në fund e spërkasni të gjithë tavën me vaj ulliri, kripë dhe piper.

7

Grini imët djathin dhe futeni tavën në furrë, për 30-35 minuta në temperaturë 170-180 gradë celsius. Shijojeni!

Lini një koment