Sugjerojmë:

Mëngjesi fillon me një tost me vezë, salcë pesto dhe majonezë

1 bagetë franceze
1 lugë gjelle salcë pesto
1 lugë gjelle majonezë
1 vezë e madhe, e zier
Spec i kuq

1.Si fillim ndajeni bagetën në gjysmë për së gjati.

2.Kalojeni në toster të theket pak.

3.Përzieni peston dhe majonezën së bashku në një tas të vogël dhe lyeni bagetën me të.

4.Prijeni vezën në sa feta të dëshironi, por pa e thërrmuar dhe vërini sipër njërës gjysmë të bagetës.

5.Hidhni sipër specin e kuq.

6.Mbylleni me gjysmën tjetër dhe shërbejeni.

Lini një koment