Sugjerojmë:

Më në fund! Si të përgatisim bakllavanë e shijshme turke nga duart tona

Më në fund! Si të përgatisim bakllavanë e shijshme turke nga duart tona

Persona: 6-8
Koha e përgatitjes: 1 orë Koha e gatimit: 4 orë

Koha i erdhi më në fund! Viti i Ri është afër, prandaj nëse po kërkoje pafund për recetën e bakllavasë, Neps e sjell sot për ju! Mos humb kohë, fillo nga puna tani!

Ingredientët

  • 1 kg miell
  • 7 vezë (4 të plota dhe 3 vetëm të verdhat)
  • 1 gotë uji me vaj
  • 1 gotë uji me kos
  • Lëng limoni
  • 600 gram gjalpë për lyerjen e bakllavasë
  • 750 gram arra të qëruara
  • Niseshte për hapjn e petëve
  • Përbërësit e sherbetit:
  • 1.5 kg sheqer
  • ½ limon (lëngun)
  • 1 litër ujë

Udhëzimet

1

Marrim miellin, vezët, kosin, vajin dhe lëngun e limonit dhe zëmë brumin jo shumë të fortë. Pasi e zëmë brumin e lëmë të qetësohet për gati një orë dhe më pas e ndajmë në 4 pjesë të barabarta.

2

Secilën nga këto pjesë e bëjmë kulecë të vegjël sa një kokërr arre. Nga secila pjesë do të dalin 20-22 kuleçë.

3

I hapim petët jo shumë të mëdha dhe i vendosim njera mbi tjetrën duke i lyer me pak niseshte.

4

Pasi i mbarojmë së hapuri të gjitha dhe i kemi vendosur mbi njëra-tjetrën.

5

Hapim petën e madhe (nga bashkimi i të gjitha petëve të vendosura mbi njëra-tjetrën) sa madhësia e tepsisë dhe i vendosim në tepsi të lyer me vaj.

6

Më pas petën që kemi vendosur në tepsi e lyejmë me gjalpë dhe hedhim arrat e qëruara dhe të shtypura (brenda arrave, sipas dëshirës mund të hedhim edhe pak kanellë).

7

Ashtu siç vepruam me pjesën e parë të brumit, do të vazhdojmë edhe me pjesët e tjera, ku secilës pjesë i hedhim arrat në mes.

8

Pasi ta kemi përfunduar të gjithë brumin dhe ta kemi vendosur në tepsi, e presim në formë ylli (jo feta shumë të mëdha) dhe e lyejmë me gjalpë.

9

Tepsinë që kemi e fusim në furrë.

10

Në fillim temperatura duhet të jetë 150℃ dhe në momentin që do të fillojë të skuqet pjesa e sipërme e ulim temperaturën në 120℃.

11

Proçesi i pjekjes duhet të vazhdojë për 4- 4.5 orë me qëllim që bakllavaja të kullojë sa më mirë.

12

Përgatitja e sherbetit:

13

Në një tenxhere shtojmë sheqerin, ujin dhe e vendosim të ziejë derisa të trashet sherbeti (e provojmë tek thoi i madh i dorës dhe nëse qëndron sumbull është gati).

14

Sherbeti nuk hidhet direkt nga zjarri. Atë duhet ta lemë 5 minuta pastaj ia hedhim. Bakllavaja duhet të jetë e ftohtë në momentin që do t’i hidhet sherbeti.

Lini një koment