Sugjerojmë:

Më e veçanta që keni ngrënë! Ja receta e supës me karota, portokall dhe mjaltë

1 qepë e grirë imët
8 karota të qëruara
4 gota me lëng perimesh
6 thelpi hudhër
Lëkura dhe lëngu i 1 portokalli
2 lugë çaji me xhinxher pluhur
½ lugë çaji me kripë
½ lugë çaji me piper
200 gram bacon

1.Në një tenxhere skuqni qepën me vaj ulliri.
2.Më pas shtoni edhe karotat e prera në copa të vogla dhe i lini përreth 8 minuta.
3.Më pas shtoni lëngun e perimeve, xhinxherin, lëkurën e portokallit, lëngun, mjaltin, kripën dhe piperin.
4.I lini të marin një valë për 25 minuta.
5.Më pas i kaloni sipër supës një blender dore derisa supa të bëhet kremoze.
6.Servireni të ngrohtë nëpër pjata me disa shirita bacon sipër.
7.Ju bëftë mirë!

Lini një koment