Sugjerojmë:

Me 3 përbërës. Bukë Toskane

Tipike e zonës së Toskanës, kjo bukë pa kripë u jep shije ushqimeve dhe pjatave me të cilat shoqërohet. Gjithashtu, buka e përgatitur në shtëpi reziston më gjatë dhe është më e shëndetshme.

Përbërësit:

  • 700 gr miell 00
  • ½ kubi maja birre
  • 450 ml ujë i vakët

 

Përgatitja:

  1. Sitni miellin në formë shatërvani dhe në qendër të tij hidhni pak ujë të vakët në të cilin keni shkrirë majanë dhe pak vaj ulliri, një lugë kafeje.
  2. Formoni një brumë të trashë dhe punojeni ngadalë duke shtuar ujin e mbetur.
  3. Punojeni mirë brumin për gati 10 minuta. Jepini formën që dëshironi, lyejeni me vaj dhe mbulojeni me qese transparente.
  4. Lëreni brumin të pushojë një orë në temperaturën e ambientit.
  5. Më pas vendoseni bukën në një tepsi të spërkatur me miell, lëreni të pushojë për 30-40 minuta të tjera dhe piqeni në 200 gradë Celsius për 50 minuta. Hiqeni nga furra më pas.

Lini një koment