Sugjerojmë:

Maskë me portokall për të parandaluar tharjen e lëkurës në dimër

Temperaturat e ulëta që pritet të vijnë gjatë muajve në vijim, mund të ndikojnë direkt tek lëkura juaj duke e tharë atë. Dhe meqënëse në treg do të dalë me shumicë portokalli, Neps.al ka një këshillë për ty.

Merrni 1 portokall. Çfarë supozohet të bëni tani?

Hidhini një sy pikave më poshtë: 

  • Thani pak lëkurë portokalli dhe më pas grijeni.
  • Bëjeni në formën e një pudre.
  • Duhet ta përzieni me 1 lugë çaji mjaltë dhe 1 lugë  kos derisa të krijoni një masë homogjene.
  • Aplikojeni në fytyrë, lëreni sa të thahet dhe më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë.

Related image

I ftohti i dimrit ndikon negativisht në lëkurë, sidomos tek fytyra.  Për këtë arsye është e nevojshme aplikimi herë pas here i maskave natyrale për të shmangur tharjen e lëkurës./neps.al 

Lini një koment