Sugjerojmë:

Maskë me kafe për një lëkurë natyralisht të bukur!

Ajo çka na duhet në mëngjes është një filxhan kafe. Mirëpo edhe një maskë me të nuk do ishte keq.

Ka gati 10 vite që kafeja po përdoret gjithnjë e më shumë në fushën e kozmetikës, për shkak të efekteve fantastike që ka mbi lëkurë. Mbi të gjitha, ajo është e përshtatshme për çdo tip lëkure.

Sy të fryrë? Maskë me kafe. Strija? Maskë me kafe. Njolla të zeza? Maskë me kafe. Lëkurë e thatë? Kafe. Akne?  Kafe, kafe, kafe….

Ja konkretisht një maskë me kafe për ty:

  • ½ filxhan kafe me kokrra kafeje
  • ½ filxhan me kakao pluhur
  • 1 filxhan kafe me qumësht (i bajames do ishte më mirë)
  • 1 lugë gjelle lëng limoni
  • 1 lugë gjelle mjaltë

Udhëzime:

  • Në një enë bashkoni kokrrat e kafesë me kakaon dhe i shtypni mirë.
  • Shtoni qumështin dhe i përzieni derisa të krijoni një maskë.
  • Shtoni lëngun e limonit dhe mjaltin.
  • I përzieni dhe aplikojeni në fytyrë.
  • E lini të thahet dhe pas 20 minutash e shpëlani me ujë të bollshëm.

Çfarë përfitimesh do të merrni nga kjo maskë?

  • Kokrrat e kafesë do të reduktojnë inflamacionin, skuqjen dhe qeset e zeza poshtë syve.
  • Kjo maskë shërben gjithashtu si një scrub i shkëlqyer që largon qelizat e vdekura dhe i jep fytyrës suaj shkëlqim.
  • Kakao pluhur është e pasur me antioksidantë që ju mbrojnë nga radikalet e lira. Qumështi e zbut lëkurën dhe aminoacidet e mbajnë lëkurën e hidratuar.
  • Limoni falë vitaminës C i jep lëkurës shkëlqim, dritë dhe e tendos. Ai neutralizon edhe nivelin e yndyrës në lëkurë./neps.al 

Lini një koment