Sugjerojmë:

Maskë me argjilë dhe mjaltë për lëkurë të pastër në thellësi

Një maskë pastruese si kjo, është shume e nevojshme për lëkurat me akne, apo problemet e tjera të lidhura me serumin e tepërt që shkaktojnë pika të zeza, lëkurë të yndyrshme  ose acarime të lëkurës. Ky trajtim pastrues dhe detoksifikues ndihmon lëkurën të rigjenerohet dhe të rigjejë ekuilibrin. Të jetë përsëri e freskët dhe e shndritshme. Nëse e bëni këtë maskë njëherë në javë përgjatë një muaji, do të shihni rezultate të shkëlqyera.

Përbërësit:

  1. 2 lugë argjilë
  2. Një lugë kafeje mjaltë
  3. Një pikë vaj nga pema e çajit (tea tree oil)
  4. 2 pika vaj esencial livande
  5. Pak ujë

  • Në një enë hidhni argjilën dhe ujin gradualisht, gjithmonë duke i përzier derisa të përftoni një pastë të butë dhe homogjene.
  • Shtoni mjaltin, vazhdoni përzierjen dhe shtoni vajin e pemës së çajit dhe vajin esencial të livandës.
  • Përzieni të gjithë përbërësit dhe me një furçë aplikoni maskën në fytyrë duke mos prekur zonën e syve.
  • Lëreni të veprojë për 10 minuta, më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët derisa të eliminoni çdo mbetje.
  • Prisni një minutë dhe aplikoni krem hidratant në fytyrë.

Lini një koment