Sugjerojmë:

Maskë fytyre me mustardë. Po, po me mustardë!

Recetën e maskës e lexuat mirë që në titull. Neps ju tregon sot si të përgatisni një maskë me mustardë, që do të aplikohet në fytyrën tuaj.

Bëhet fjalë për një lloj mustarde të gatshme e cila ka në brendësi të saj mjaltin. Për më shumë hidhini një sy fotos më poshtë:

Image result for Mustard

Nëse nuk e gjeni dot këtë produkt, atëherë mund t’i shtoni recetës më poshtë 1 lugë çaji mjaltë.

Para se të aplikoni këtë maskë në lëkurën tuaj, bëni një provë të vogël në dorë, në rast se keni lëkurë të ndjeshme dhe për të shmangur kështu problemet anësore të mundshme.

Ju duhet:

  • 1 lugë gjelle mustardë
  • 1 furçë e vogël

Udhëzime:

  • E përzieni mirë salcën dhe aplikojeni me furçe tek lëkura. Një shtresë e hollë është e mjaftueshme.
  • E lini për 10 minuta dhe më pas e shpëlani me ujë të vakët.
  • Kjo maskë me mustardë do të stimulojë qarkullimin e gjakut si dhe do të shtojë shkëlqimin në lëkurën tuaj.

Mustard/neps.al

Lini një koment