Sugjerojmë:

Maska natyrale me pjeshkë që ka efekt lifting

Kjo maskë natyrale ju ndihmon të reduktoni rrudhat dhe ka aftësi të tërheqë lëkurën.

Për ta bërë këtë maskë natyrale ju nevojitet:

  • 1 vezë
  • 1 lugë gjelle mjaltë
  • 1 lugë gjelle tul pjeshke

Udhëzime:

  • Ndani vezën në dy pjesë pasi ju nevojitet vetëm e bardha.
  • E rrihni mirë, shtoni mjaltin dhe tulin e pjeshkës.
  • E përzieni mirë dhe sapo të keni krijuar një masë homogjene aplikojeni në fytyrë për 30 minuta.
  • Lajeni më pas me ujë të ngrohtë.

Related image

Këshilla të rëndësishme për të shmangur rrudhat:

Kontrolloni shprehjet e fytyrës pasi ato kanë tendencë të mbingarkojnë muskujt e fytyrës.

– Ulni dhe menaxhoni stresin pasi stresi kronik përshpejton plakjen qelizore të lëkurës.

– Përfshini më shumë ushqime të pasura me vitaminë C si portokalli, boronica, grejpfrut, ananas, brokoli, speca, spinaq dhe kale në dietën tuaj. Vitamina C promovon formimin e kolagjenit dhe lufton radikalet e lira.

– Investoni në një jastëk prej sateni që ndihmon në parandalimin e linjave të gjumit dhe për të mbajtur lëkurën të shëndetshme./neps.al 

Lini një koment