Fytyra e thatë ndonjëherë mund të irritohet se tepërmi me kalimin e kohës. Për t’i rikthyer asaj shkëlqimin që duhet, mund të përdorni fare mirë edhe maska shtëpiake, të cilat do të kenë të njëjtin efikasitet si kremërat e shtrenjtë.
Neps ka sot për ju një sugjerim:
Çfarë do ju nevojitet:
- 1 avokado
- 30 ml kos
- 1 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 lugë gjelle mjaltë
- 1 tas
- 1 pirun

Udhëzime:
- Merrni një avokado, qërojeni dhe shtypeni me një pirun.
- Shtoni në tas kosin, vajin e ullirit dhe mjaltin.
- I përzieni mirë derisa të krijohet një pastë homogjene.
- Me ndihmën e një furçeje apo me duar, aplikojeni maskën tek fytyra juaj.
- E lini të veprojë për 15-20 minuta. Mundohuni t’i lidhni flokët me diçka në mënyrë që asnjë përbërës të mos ngjisë me to.
Në fund e shpëlani fytyrën me ujë të ngrohtë. Kjo maskë rekomandohet të bëhet dy herë në javë për të gjithë ju që keni fytyrë të thatë./neps.al
Lini një koment