Sugjerojmë:

Maska më e mirë këtë shtator për fytyrën tuaj është kjo!

Është ajo kohë e vitit kur fytyra jonë ka nevojë për një maskë të mirë, për ta ndjerë lëkurën e hidratuar gjatë gjithë kohës.

Kungull, kanellë, kos dhe sheqer kaf

Kungulli është shumë i mirë për shëndetin e lëkurës, pasi balancon yndyrën e saj. Kosi zbut ndërsa sheqeri shërben si një scrub i mirë.

Image result for face mask with pumpkin puree

Çfarë ju duhet për këtë maskë: 

  • ¼ filxhan me kos
  • 1 lugë gjelle pure kungulli
  • 1 lugë gjelle sheqer kaf
  • ¼ lugë gjelle kanellë

Udhëzime:

  • Lani fillimisht fytyrën me ujë të ngrohtë. Largoni make-upin.
  • Bashkoni të gjithë përbërësit e maskës në një tas. Aplikojeni maskën në fytyrë dhe qafë.
  • E lini maskën të veprojë për 10-15 minuta.
  • Lajeni fytyrën me ujë të ngrohtë dhe e fshini butësisht me një peshqir.
  • Aplikoni një krem hidratues./neps.al 

Lini një koment