Sugjerojmë:

Maska e ditës nga dermatologia e njohur Erjona Shehu

Dermatologia e njohur Erjona Shehu ka ndarë me ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram, një maskë të thjeshtë fytyre. Kjo maskë mund të realizohet lehtësisht nga çdokush në kushtet e shtëpisë.

Për këtë maskë ju duhet:

  • 1 lugë  çaji sheqer kaf
  • 1 lugë çaji vaj ulliri
  • 1 lugë çaji mjaltë
  • ½ lugë çaji me lëng limoni

Udhëzime mbi përgatitjen:

  • I përzieni mirë përbërësit sa të homogjenizohen.
  • I vini 15 minuta në fytyrë dhe pasi të kalojë kjo kohë e masazhoni me lëvizje rrethore.
  • Shpëlani fytyrën me ujë të vakët, e thani dhe në fund i vendosni pak krem hidratant./neps.al 

Burimi: dermacareklinike 

Lini një koment