Kuzhinë franceze/ PËRRETH BOTES

Macarons me çokollatë. Receta e vjetër franceze për t’i bërë në shtëpi

Macarons me çokollatë.

1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars (No Ratings Yet)
Loading...
Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 1 orë

Të bukura për t’u parë, elegante në formë, të shijshme për t’u ngrënë. Macarons me çokollatë janë një ëmbëlsirë klasike e shkollës franceze, që vijnë nga traditat e rafinuara të fisnikërisë pariziene: për shembull mbretëresha Maria Antonetta marrosej prej tyre. Sot do t’ju prezantojmë një ëmbëlsirë perfekte, për t’u shijuar me një filxhan kafe ose me një filxhan çaj pasdite.

Ingredientët

  • 6 vezë në temperaturë ambient
  • 60 gr sheqer
  • 50 gr kakao pluhur
  • 400 gr sheqer pluhur
  • 250 gr bajame të grira pluhur
  • Për mbushjen:
  • ½ shkopi vanilje
  • 1 filxhan pana
  • 200 gr çokollatë fondente
  • 75 gr gjalpë

Udhëzimet

1

Bluani bajamet derisa të bëhen pluhur.

2

Rrihni të bardhat e vezëve derisa të bëhen marengë. Mënjanë, përzieni 60 gr sheqer me 50 gr kakao pluhur dhe me një spatul, shtoni të bardhat e vezëve duke i përzier me delikatesë.

3

Në një enë tjetër, bashkoni miellin e bajameve dhe sheqerin pluhur, më pas shtojani me kujdes përbërjes.

4

Transferojeni përbërjen në një xhep pastiçerie dhe në një tepsi ku keni shtruar letër furri formoni disqe në madhësinë e dëshiruar duke derdhur kremin e krijuar.

5

Lërini të thahen në ajër për një orë.

6

Vendosini në furrë, në mesin e saj, në programim të ventiluar (160 gradë) për 10-15 minuta në mënyrë që nxehtësia t’u shkojë nga poshtë-lart. Lërini të ftohen para se t’i hiqni nga tepsia: Ëmbëlsirat duhet të jenë të buta së brendshmi dhe krokante nga jashtë.

7

Për mbushjen: Ndani për së gjati shkopin e vaniljes që të nxirrni prej tij faat. Në një tigan shtoni shkopin, bashkë me farat dhe panën duke i ngrohur derisa pana të marrë valë.

8

Më pas hiqeni vaniljen dhe shtoni çokollatën të cilën e keni copëtuar më parë dhe gjalpin duke i përzier fort derisa të merrni një përbërje homogjene.

9

Lëreni të ftohet në frigorifer duke e përzier herë pas here.

10

Nxirreni kremin nga frigoriferi, përziejeni fort me një rrahëse vezësh dhe transferojeni në një xhep kuzhine. Vendoseni nëpër macarons dhe bëjini çift ato.

You Might Also Like

No Comments

Leave a Reply