Sugjerojmë:

Lule kungulli të mbushura me proshutë dhe mozzarella

Lule kungulli të mbushura me proshutë dhe mozzarella

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 30 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Stina e pranverës na ofron shumë mundësi për tryezat tona dhe mes tyre janë edhe lulet e kungullit me shijen e tyre delikate dhe formën karakteristike që na lejon t’i mbushim me përbërës të ndryshëm si burrata, domatet e thata ose proshutë e mozzarella. Veç të tjerash me to mund të realizohen edhe pjata si rizotot apo mund të përgatiten të skuqura me vezë. Për të kënaqur shijet tuaja, sot do t’i përgatisim me rikota, speck dhe mozzarella.

Ingredientët

  • 12 lule kungulli
  • 100 gr proshutë speck në kubikë
  • 100 gr mozzarella
  • 400 gr kunguj
  • 100 gr rikota
  • 1 vezë
  • 1 qepë e njomë
  • 50 gr djathë grana
  • Vaj ulliri e.v
  • Kripë
  • Piper
  • Trumëz

Udhëzimet

1

Merrni si fillim lulet e kungullit, lajini me kujdes dhe tamponojini me letër thithëse, kujdesuni t’i ruani ato të padëmtuara. Hapini pak me kujdes në mënyrë që ta keni të lehtë të fusni mbushjen. Sistemojini mbi një prerëse perimesh.

2

Ndërkaq përgatisni mbushjen. Prisni në shirita mozzarellën dhe vendoseni të kullojë në një sitë, lani qepën dhe pritini në feta pjesën e bardhë. Ngrohni pak vaj në një tigan, shtoni qepën dhe kaurdisini në zjarr të ëmbël për 5 minuta, më pas shtoni kubikët e proshutës speck dhe kungujt e prerë në feta dhe gatuajini për 8-10 minuta në mënyrë që të zbuten kungujt.

3

Aromatizojini me disa gjethe trumëz të freskët, përziejini me rrahëse vezësh dhe trazojini mirë përbërësit. Në fund shtoni djathin Grana të grirë, përziejini përsëri, më pas transferojeni kremin në një qese ose shiringë kuzhine dhe mbushini kungujt me këtë përzierje. Në fund, hiqini nga furra, lërini të vaken dhe servirini në tryezë.

Lini një koment