Nëse ideja e një recete të bërë në shtëpi i bën të lumtur miqtë tuaj ‘gourmet’, pse nuk përgatisni një liker çokollate? Është gjithashtu ideal për të qerasur dhe për t’u shijuar me miqtë pas vakteve. Na ngroh trupin dhe shpirtin në mbrëmjet e ftohta të dimrit.
Përbërësit:
750 gr qumësht
250 gr sheqer
250 gr pana e freskët e lëngshme
150 gr alkool puro
100 gr kakao e hidhur
100 gr çokollatë fondente
Përgatitja:
Bashkoni qumështin dhe panën në një tenxhere. Shtoni sheqerin dhe vëreni përzierjen të nxehet. Shtoni dhe kakaon dhe filloni përzierjen menjëherë me rrahëse vezësh për të eliminuar formimin e gungëzave.
Vazhdoni përzierjen derisa masa të marrë valë. Lëreni të ziejë për 10 minuta duke e përzier me pas shtoni çokollatën e copëtuar.
Përziejeni me kujdes derisa të shkrihet, fikni sobën dhe lëreni të vaket. Në fund shtoni alkoolin dhe përzieni me kujdes dhe atë. Kullojeni përbërjen në një sitë të imët në mënyrë që të hiqni ndonjë gungëz që mund të jetë formuar.
Kur të jetë ftohur transferojeni në një shishe të thatë. Mbylleni hermetikisht dhe lëreni 20-30 ditë para se ta konsumoni në mënyrë që shija e tij të jetë neutralizuar.
Nëse kërkoni një pjatë verore të shpejtë, kombinimi i kungulleshkave të pjekura, djathit të bardhë dhe limonit është një nga më të thjeshtat. Kungulleshkat piqen në temperaturë të lartë që të marrin ngjyrë pa u bërë të qullëta, ndërsa...
Orzo duket si oriz, por në fakt është një lloj paste e vogël. Në këtë recetë gatuhet me domate qershi dhe kungulleshka, ndërsa feta, limoni dhe borziloku i japin freskinë që kërkon një pjatë vere. Përbërësit për 4 persona...
E ëmbël, kremoze, krokante dhe pak e kripur: bruschetta me pjeshkë dhe burrata është një nga ato receta ku pak përbërës krijojnë një rezultat shumë më interesant nga sa prisni. Përbërësit për 6–8 bruschetta 1 baguette ose bukë rustike...
Lini një koment