Lëng me banane dhe hurma arabe për të pasur energji gjithë ditën
Mjaftojnë pak përbërës të thjeshtë për t’u karikuar në mënyrë natyrale me energji. Pa sheqer, por shumë i ëmbël dhe i shijshëm, ky lëng ka përbërës kryesor bananen dhe hurmat arabe. Është i përshtatshëm edhe për fëmijët, i shijshëm dhe ushqyeshëm për të ofruar energji dhe vitalitet gjithë ditën.
Hurmat arabe kanë shumë benefite dhe janë të pasura me vitamina A, B1, B2, B3,B5, B6, K dhe J.
Përbërësit:
12 hurma arabie
2 banane
1 lugë kafeje kakao
Pak kanellë
1 gotë ujë
Hapat:
Si fillim hiquni bërthamat hurmave arabe. Qëroni bananet dhe hiquni fijet. Vendosini përbërësit në një mikser dhe frulojini derisa të përzihen mirë. Nëse përbërja është shumë e trashë, shtojini pak ujë. Shërbejeni me kanellë.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment