Sugjerojmë:

Lëkura jonë ka nevojë për antioksidantë dhe çaji jeshil është zgjidhja

Çaji jeshil ka antioksidantë nga të cilët trupi ynë ka shumë benefite dhe prej tyre përfiton shumë edhe lëkura. Ajo do të ketë një shkëlqim natyral dhe do të duket plot jetë nëse bëni një maskë me çaj jeshil dhe mjaltë.

Merrni një bustinë çaj jeshil, nxirrni gjethet e grimcuara dhe përziejini me një lugë kafeje mjaltë. Lëreni maskën në fytyrë për 15 minuta dhe më pas lajeni me ujë të ngrohtë.

Gjithashtu mund të përfitoni antioksidantët e çajit jeshil duke e pirë atë sa më shpesh dhe bustinat t’i përdorni për t’i bërë masazh fytyrës.

Lini një koment