Sugjerojmë:

Lavastovilja juaj mban erë të keqe? Ja truku për ta zgjidhur këtë problem menjëherë

Larësja e enëve mund të mbajë erë të keqe, pas një kohe të gjatë përdorimi. Lavastoviljet, ashtu sikurse lavatriçet duhet të pastrohen herë pas here.

Pra nëse kuzhina juaj është e pastër, por vjen erë të keqe, me gjasa problemi gjendet tek larësja e enëve.

Çfarë duhet të bëni:

  • Vendosni pak sodë bukë në fund të pjatalarëses.
  • Shtoni edhe 1 filxhan uthull molle.
  • Tani ndizni paisjen pa enë brenda për një proces të shkurtër.

Gjithashtu ju duhet të kontrolloni edhe pastroni filtrin, ku mblidhen të gjitha papastërtitë.

Pjesa e gominës tek makineria kërkon gjithashtu të pastrohet herë pas here duke përdorur pak uthull dhe ujë të ngrohtë.

Lini një koment