Sugjerojmë:

Ky studim i ri lidh konsumimin e çajit të nxehtë me kancerin: Ja ç’duhet të dimë!

Pirja e çajit lidhet me një sërë përfitimesh shëndetësore, duke filluar nga shëndeti i zemrës tek parandalimi i kavitetit. Por një raporti i ri nga ‘International Journal of Cancer’ paralajmëron se si duhet pirë në të  vërtetë çaji: më i ftohtë se 140 gradë Fahrenheit (60 gradë Celsius).

Sipas raportit, nëse pini tre ose më shumë filxhanë çaji në një temperaturë prej 140 gradë Fahrenheit ose më të lartë në ditë, shfaqet deri në 90% risku për t’u prekur nga kanceri në ezofag.

Sa duhet të shqetësohen të pasionuarit mbas çajit  nga ky lajm? Mjeku onkolog Brian Henick, ka shpjeguar për revistën ‘Health’ se ky studim mund të mos vlejë njësoj për njerëzit në të gjithë botën. Pjesëmarrësit e këtij studimi jetojnë në Golestan Province në Iran, një zonë me predispozitë të lartë të kancerit në ezofag. Madje disa nejrëz e quajnë këtë zonë si ‘kërthiza e kancerit të ezofagut’.

“Kushtet e studimit mund të mos përputhen me njerëzit që pinë çaj në shtëpi”, shpjegon ai. Hulumtuesit i kanë matur temperaturat e çajit të pjesëmarrësve të studimit në kushte të caktuara; ndërkohë temperaturat që pjesëmarrësit preferonin individualisht në shtëpitë e tyre mund të ndryshonin.

“Ndërsa ky studim mund të sigurojë disa të dhëna për faktorët e riskut të kancerit të ezofagut, ne në SHBA jemi disa hapa larg nga nevoja për të ndryshuar ritualet tona të pirjes së çajit”, shprehet mjeku. ‘Duhet t’i shikojmë me kujdes sjelljet që janë këtë unike për këtë rajon, megjithatë ky informacion mund të mos vlejë njësoj për vende të tjera të botës, pasi mund të ketë variabla që i ngatërrojnë këto rezultate’.

Dr. Hencik është shprehur se nuk ka hasur kurrë një rast të kancerit të ezofagut që supozohet të ketë qenë shkaktuar nga konsumi i çajit shumë të nxehtë. Zakonisht pijet e nxehta konsumohen në temperatura poshtë 149 gradë F (65 gradë Celsius); në normat 160-185 gradë ju rrezikoni të digjini gjuhën./neps.al

Lini një koment