Së pari, specat i presim në rripa dhe i skuqim në një tigan me pak vaj ulliri derisa të zbuten. Më pas shtojmë qepën e grirë imët dhe hudhrën e shtypur, duke i lënë të skuqen derisa të marrin një ngjyrë të lehtë të artë. Shtojmë domatet e grira dhe i lëmë të ziejnë derisa lëngu të avullojë pak.
Kur masa të jetë përzier mirë, shtojmë gjizën, kripën, piperin dhe erëzat. E përziejmë mirë dhe e lëmë të gatuhet edhe për 5-10 minuta në zjarr të ulët, derisa të marrë një teksturë kremoze.
Shoqërohet me: Bukë të thekur dhe një sallatë të freskët. Konsumohet si drekë ose darkë e lehtë.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Komento