Kur mund t’i jepet fëmijës për herë të parë lëng karote?
Karotat janë një ushqim i parë mjaft i mirë për foshnjat, për shkak të vlerave ushqyese, shijes dhe strukturës. Shumica e foshnjave pëlqejnë edhe shijen, sepse kanë një preferencë natyrale për ëmbëlsirat.
Në vend të puresë së karotave, foshnjave mund t’u jepet herë pas here lëng karote. Mund të jepen vetëm 2 lugë çaji lëng një herë ose dy herë në javë, pasi një sasi më e madhe mund të precipitojë kapsllëk ose diarre. Ndryshe nga lëngjet e tjera, nuk është acid, është i lehtë për stomakun e foshnjës.
Lëngu i karotës mund t’u jepet foshnjave pas muajit të 6-të. Mund të jepen rreth 60-120 mililitër.
Përfitimet e lëngut të karotës për foshnjat:
Karotat janë një burim i shkëlqyer i beta-karotenit i cili kthehet në Vitaminë A në trup.
Karotat janë të pasura me fibra dhe ndihmojnë në tretje.
Karotat janë gjithashtu të pasura me hekur, kalcium dhe vitamina.
Si të përgatis lëng karrote për fëmijën tim?
Si fillim sterilizoni të gjitha enët me ujë të vluar.
Zgjidhni një karotë me madhësi mesatare.
Qëroni lëkurën.
Me një rende të përshtatshme grini karotën. (preferohet një rende që ka vrima të vogla)
Pasi t’i keni larë duart me dezinfektues, merrni karotën e grirë në pëllëmbë, bëni një grusht dhe shtrydhni karotën në mënyrë që lëngu të mblidhet në një filxhan.
Kulloni lëngun nga karrota derisa të mbetet vetëm byku.
Lëngu i karotës është gati.
Informacione ushqyese të karotave
100 gram karota japin 41 kcal
Karotat janë burim i shkëlqyer i beta-karotenit, i cili shndërrohet në vitaminë A në trup
Karota gjithashtu promovon një sistem të fortë imunitar dhe përmban fitokemikale në të.
Karotat janë të pasura me fibra dhe parandalojnë kapsllëkun tek foshnjat. Ato përmbajnë gjithashtu hekur, kalcium dhe vitaminë C.
Shtyp bananen me pirun derisa të bëhet krem. Shto tërshërën, vajin/gjalpin dhe kanellën (nëse do). Përzieji mirë derisa të krijohet një masë homogjene. Me duar të lagura formo toptha ose shtypi si biskota të vogla. Vendosi në një tavë...
Peshku është shumë i rëndësishëm për dietën e vogëlushit tuaj sepse është i pasur me omega 3, një yndyrë që ndihmon në zhvillimin e trurit. Për këtë arsye është e rëndësishme të gjeni mënyrën më të mirë për t’ja...
Rizoto me kungull të verdhë është një pjatë e ëmbël dhe e pasur me vitamina A dhe C (si dhe fibra), kështu që është një ushqim që fëmijët e vegjël kanë tendencë ta shijojnë. Ngrohni furrën në 190 gradë...
Lini një koment