Sugjerojmë:

Krostatë e kripur me shparguj, super shije dhe super e thjeshtë në përgatitje!

Për brumin duhen:
250 gr miell
80 gr vaj
80 gr ujë
Gjysëm luge çaji sodë
Kripë
Për mbushje:
2 vezë
3 lugë gjelle djathë kackavall
Gjysëm gote qumësht
1 lugë miell misri
Lakër e egër ( zihen me pare dhe i kullohet uji mirë)
Shparguj

1.Në një tas të madh vendoset mielli dhe shtohen të gjithë përbëresit e tjerë.

2.Trazohen mirë, zihet brumi dhe ngjeshet.

3.Brumi hapet me dorë mbi një letër furre.

4.Lyhet një tavë me vaj dhe vendoset peta e brumit duke e kthyer permbys dhe duke hequr letrën.

5.Në një tas të madh rrihni vezët dhe shtoni sipër të gjithë përbërësit e tjerë, vec shpargujve.

6.Trazojini mirë dhe hidhini mbi brumin e krostatës.

7.Sipër vendosni shpargujt, spërkateni me pak vaj ulliri e piper dhe piqini në 200 gradë për rreth 35 minuta.

Lini një koment