Prisni pataten e ëmbël dhe piqeni në mikrovalë për rreth 8 minuta. Lëreni të ftohet.
Ngrohni vajin në një tigan. Shtoni qepën, kungullin e njomë, piperin dhe karotën. Skuqini për 5 minuta derisa të zbuten. Lërini të ftohen. Vendoseni në blender.
Shtoni trumzën, hudhrën, pastën e domates së tharë, kuskusin dhe pataten e ëmbël të ftohtë. Procedoni derisa masa të bashkohet.
Formoni 12-15 kroketa dhe rrotullojini në thërrimet e bukës. Ftoheni në frigorifer për 20 minuta ose më shumë.
Ngrohni pak vaj në një tigan. Shtoni kroketat dhe skuqini për 4-5 minuta derisa të marrin një ngjyrë të lehtë të artë nga të gjitha anët.
Sipas udhëzimeve të “Akademisë Amerikane të Pediatrisë”, në gjashtë muajt e parë, qumështi i gjirit është më se i mjaftueshëm që fëmija të marrë vlerat ushqyese që i duhen. Pasi fëmija të bëjë gjashtë muajsh, mund të shtoni frutat...
Pasi është nxehur uji, hidhni brenda copat e mollës dhe të kungullit. I zieni derisa të zbuten. Pasi janë ftohur i shtypni derisa të bëhen pure dhe i hidhni shumë pak kanellë. Të njëjtën gjë mund të bëni edhe...
Përgatitja E prisni fileton e pulës në kuba të vegjël dhë më pas e skuqni në një tigan me vajin e ullirit dhe një lugë ujë. Shtoni patatet e prera gjithashtu në kuba të vegjël. I hidhni qumështin derisa...
Komento