Sugjerojmë:

Krepa të shpejta, për një mëngjes të kripur ose të ëmbël

Veshtiresia
E lehtë
Koha gatimit
30 minuta
Sugjerohet për:
4 persona
Kalori:
1 gotë miell
2 vezë
½ gotë qumësht
½ gotë ujë
¼ lugë ҫaji kripë
2 lugë gjelle gjalpë i shkrirë

Në një tas të madh, përzieni bashkë miellin dhe vezët.gradualisht shtoni qumështin dhe ujin, duke i trazuar që të krijohet një masë e njëtrajtshme. Shtoni kripën dhe gjalpin dhe rrihini.

Në një tigan që nuk ngjit, të yndyrosur fare pak, hidhni një garuzhde nga përzierja dhe anojeni tiganin që të shpërndahet në formë rrethore. Skuqeni në zjarr mesatar për rreth 2 minuta.

Me një spatul kthejeni me kujdes dhe skuqeni dhe nga ana tjetër derisa të marrë ngjyrë të artë.

Komento