Sugjerojmë:

Krepa të kripur, me djathë dhe presh

Për mbushjen:
2 presh
250 gr djathë i tymosur i prerë në kubikë të vegjël
3 patate
500 ml pana
Parmixhano i grirë
Vaj ulliri
Trumzë
Gjalpë
Kripë, Piper
Për brumin e krepave:
500 ml qumësht
200 gr miell 00
3 vezë
Kripë

1.Përgatitja e krepave:
2.Në një tas hedhim me sitë miellin, kripën dhe qumështin.
3.I përziejmë me rrahësin e vezëve me dorë deri sa të mos kemi kokrra te brumi.
4.Shtojmë vezët, të cilat i kemi përzier më parë me pirun.
5.I përziejmë derisa të bëhen si brumë homogjen.
6.E mbulojmë tasin dhe e lëmë brumin të pushojë për 30 minuta.

7.Përgatitja e mbushjes:
8.Pastrojmë preshët duke lënë mënjanë disa gjethe jeshile të tij.
9.I presim në rrota të holla dhe më pas i skuqim në tigan me pak vaj ulliri.
10.Shtojmë patatet e qëruara dhe të prera në kubikë shumë të vegjël.
11.Hedhim 100 ml nga pana dhe 2-3 lugë ujë, kripë e piper dhe i lëmë në zjarr derisa të zbuten patatet.
12.Gjethet e preshit që kishim lënë mënjanë, i presim si spango të holla dhe të gjata dhe pasi t’i përvëlojmë në tenxhere të vogël me ujë të valuar për pak minuta, i lëmë mënjanë të ftohen.
13.Pasi kanë kaluar 30 minuta, vëmë në flakë të mesme një tigan të sheshtë që nuk ngjit, e lyejmë me pak vaj.
14.Hedhim me garuzhde pak nga brumi, e rrotullojmë tiganin që brumi të shpërndahet dhe kur të piqet nga njëra anë e kthejmë të piqet dhe në anën tjetër.
15.Vazhdojmë kështu derisa të mbarohet i gjithë brumi.
16.Mbushim çdo krep me pak nga mbushja e mësipërme, pak kubikë djathi i tymosur, pak gjethe trumze dhe lidhim çdo krep duke përdorur si spango gjethet e preshit që përvëluam më parë.
17.I rendisim krepat e mbushur në një tavë të lyer me gjalpë, hedhim panën që na ka tepruar (400 ml), e spërkatim me djathë parmixhano të grirë dhe më pas e fusim në furrën e ngrohur më parë në 180° për 15 minuta.
18.I shërbejmë menjëherë.

Lini një koment