Krem xhinxheri me çokollatë, receta e një ëmbëlsire të thjeshtë e plot shije
400 gr çokollatë e zezë
4 të verdha vezësh
400 ml pana e freskët
1 lugë kafeje xhinxher i freskët
3 të bardha vezësh
Pak çokollatë të zezë në copëza
1.Grini në copa çokollatën e errët dhe shkrijeni në banjëmari derisa të merrni një krem të butë e homogjen.
2.Hiqeni nga banjëmaria, hidheni në një enë dhe lëreni të ftohet duke e përzier herë pas here.
3.Me një rrahëse, rrihini 4 të verdha vezë me 100 ml pana të freskët derisa të përftoni një shkumë, shtoni çokollatën e shkrirë, një lugë kafeje xhinxher të freskët të grirë imët dhe vazhdoni t’i rrihni me rrahëse derisa përzierja të jetë homogjene.
4.Shtoni dhe të bardhat e vezëve të rrahura bashkë me panën e mbetur.
5.Transferojeni kremin nëpër tasa individualë, mbulojini me qese kuzhine dhe lërini në frigorifer për të paktën 3-4 orë.
6.Pas kësaj kohe, shërbejini duke i dekoruar me copëza çokollate të zezë.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment