Sugjerojmë:

Krem patatesh me bacon, një supë vërtet e shijshme

Krem patatesh me bacon

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Është një recetë që ia vlen ta provoni dhe ta shijoni. Nuk është aspak e vështirë dhe përgatitet në pak hapa:

Ingredientët

  • 600 gr patate
  • Brodo perimesh
  • 40 gr gjalpë
  • Pak kripë
  • Gjethe manxurane të freskët
  • 100 gr bacon

Udhëzimet

1

Qëroni patatet, lajini dhe pritini në kubikë. Më pas hidhini në një tenxhere, shtojuni brodon e perimeve dhe vendosni tenxheren të ziejë. Kur të fillojë të ziejë, ulni nxehtësinë dhe lërini për gjysmë ore të gatuhen derisa të zbuten.

2

Vendosni fetat e bacon në një tigan të madh që nuk ngjit dhe piqini në zjarr të ulët. Kthejini nga ana tjetër dhe lërini derisa të bëhen krokante. Kullojuni yndyrën e tepërt duke i vendosur mbi një letër kuzhine.

3

Hiqini patatet nga zjarri kur të jenë gati. Shtojuni gjalpin e prerë në copa dhe frulojini në mikser. Shtojini kripë, pastaj vendoseni nëpër pjata dhe komplotojini me bacon dhe gjethe manxurane.

Lini një koment