Krem limoni, një ëmbëlsirë e thjeshtë për familjen tuaj sot!
200 ml pana për ëmbëlsira
100 gr krem djathi mascarpone
1 limon
1.Hidhni fillimisht kremin e qumështit e më pas shtoni djathin mascarpone.
2.Përzieni mirë të dy përbërësit me anë të një rrahësi elektrik derisa të formohet kremi i trashë dhe kompakt.
3.Më pas qëroni limonin duke e grirë lehtë lëkurën e tij dhe njëkohësisht shtrydhni edhe lëngun e tij.
4.Shtojini të dyja tek ena ku ndodhet kremi dhe përzieni për disa momente me anë të rrahësit elektrik.
5.Vazhdoni me përzierjen derisa të formohet një masë homogjene.
6.Kremi juaj i limonit tashmë është gati, merreni enën dhe futeni të gjithën në frigorifer ose ndajeni në gota të vogla gati për servirje e më pas futeni për tu ftohur.
7.Lëreni në frigorifer të paktën për 2 orë dhe kur ta nxirrni për ta përzier sipas dëshirës shërbejeni me një biskotë sipër, pak lëkurë limoni apo ndonjë frut të stinës.
8.Ruajeni në frigorifer dhe konsumojeni gjithnjë të freskët.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment