Ngroheni furrën në 240C. Hidhni hudhrën, gjysmën e rigonit, lëkurën e limonit dhe pak kripë në një havan, më pas shtoni lëngun e limonit dhe pak vaj ulliri. Çpojeni qengjin me një thikë të mprehtë, dhe në të çarat e krijuara, fusni nga pasta e përgatitur.
Hidhini patatet në një tavë të madhe pjekjeje, më pas hidhni vajin e mbetur të ullirit dhe çfarë ka mbetur nga pasat e përgatitur. Vendoseni mishin e qengjit mes patateve, piqeni për 20 minuta, më pas ulni temperaturën në 180C. E pjekim për 1 orë e 15 minuta, duke shtuar edhe 15 minuta të tjera nëse preferoni mishin tuaj të qengjit të gatuar mirë. Lyejeni qengjin një ose dy herë me lëngjun e tavës dhe hidhni patatet. Kur qengji të jetë bërë sipas dëshirës tuaj, hiqeni nga tava dhe lëreni të pushojë. Hedhim pjesën tjetër të rigonit me patatet, i heqim nga tepsia dhe i mbajmë të ngrohta.
Vendoseni tavën e pjekjes mbi një flakë mesatare, shtoni domatet e konservuara dhe ullinjtë në lëngjet e tiganit, më pas gatuajeni për disa minuta. Shërbejeni qengjin me patatet dhe salcën dhe një sallatë të thjeshtë.
Në aplikacionin Snapfood, çdo student mund të regjistrohet me kartën e tij të studentit dhe të përfitojë bonuse, ulje për porositë e shumë privilegje! Sapo regjistrohet në aplikacion, secili student përfiton një bonus prej 100 lekësh që depozitohet në...
Kushtojini të paktën gjysmë ore në ditë aktivitetit fizik, të përshtatshëm si për humbjen e peshës ashtu edhe për zgjatjen e jetës suaj. Aktiviteti fizik, në fakt, e bën atë më të lehtë nga shumë këndvështrime, si dhe promovon...
Për shumicën prej nesh është bërë tepër e vështirë (thuajse e pamundur) të gatuash në shtëpi për shkak të kohës së kufizuar dhe impenjimeve të shumta. Po, të ndjejmë kur thua se ta do shpirti të hash diçka të...
Komento