Sugjerojmë:

Kofsha pule me perime dhe verë të bardhë

Qepë
Karrotë
Selino
Verë e bardhë
Kofshë pule
Kripë, Piper
Vaj

1.Marrim të gjitha perimet dhe i grijmë në kubikë të vegjël.

2.I hedhim në tigan për t’i skuqur për 5-6 minuta.

3.Shtojmë kofshët e pulës dhe i skuqim duke i përzier për rreth 10 minuta.

4.Më pas hedhim verën dhe i lëmë të gatuhen për 20 minuta të tjera.

5.Pasi të jenë bërë i heqim nga zjarri, i vemë në pjata dhe i dekorojmë me erëza sipas dëshirës.

Lini një koment