Sugjerojmë:

Kofsha pule me kos

Kofsha pule me kos

Të lodhur nga pulat e pjekura? Është koha të provoni një variant alternativ të saj, me notat e salcës së përgatitur me kos, të aromatizuar me limon, të freskët dhe nepsndjellëse. Pak përbërës për të finalizuar një pjatë me shije të ekuilibruar e cila përveçse e shijshme, është edhe shumë e thjeshtë për t’u realizuar. Me kofshat e pulës mund të keni në tryezë një pjatë që do të tërheqë vëmendjen dhe kuriozitetin e të ftuarve tuaj.

Ingredientët

  • 4 kofsha pule
  • 250 gr kos i bardhë natyral
  • 60 gr qumësht
  • Vaj ulliri e.v
  • 2 thelpinj hudhre
  • Rigon
  • Kripë
  • Piper i zi
  • Për salcën shoqëruese:
  • 100 gr kos i bardhë natyral
  • 5 gr vaj ulliri e.v
  • Lëngu i gjysmë limoni
  • Lëkura e një limoni
  • Kripë

Udhëzimet

1

Për realizimin e kësaj recete, si fillim nisni me përgatitjen e marinaturës: në enën e një mikseri shtoni kosin, qumështin, vajin e ullirit dhe thelpinjtë e qëruar të hudhrave. Frulojini derisa të merrni një salcë homogjene, hidhini kripë e piper, aromatizojeni me rigon dhe përziejini të gjithë përbërësit.

2

Vendosni kofshat e pulës pranë njëra-tjetrës, hidhuni sipër marinaturën me bazë jogurti dhe rrotullojini për t’u mbuluar plotësisht.

3

Mbulojeni enën me qese kuzhine dhe vendoseni në frigorifer të marinohet për të paktën 30 minuta duke i rrotulluar herë pas here. Pasi të ketë kaluar kjo kohë, ngrohni pak vaj ulliri në një tigan, vendosni aty kofshat dhe mbulojini me marinaturën e kosit.

4

Gatuajini kofshat e pulës në zjarr të mesëm për rreth 10 minuta. Pasi të ketë kaluar kjo kohë, transferojini ato në një tepsi ku keni shtruar letër furri, shtojuni pak vaj ulliri, një lugë kafeje rigon dhe piqini në furrë të parangrohur në 220 gradë Celsius për 20 minuta.

5

Ndërsa pula piqet, përgatisni salcën shoqëruese. Hidhni kosin në një tas, shtoni lëngun e limonit, vajin, pak kripë dhe pak lëkurë limoni. Përziejeni mirë.

6

Ndërkohë që kofshat e pulës janë pjekur, hiqini nga furra dhe shërbejini me salcën që përgatitët.

Lini një koment