Sugjerojmë:

Kjo sallatë e ftohtë patatesh me ullinj nuk duhet lënë pa provuar!

6 vezë
10 patate
1 filxhan çaji majonezë
2 lugë gjelle mustardë
1 filxhan kafe me ullinj të zi
½ filxhan çaji me kopër
1 lugë kafe me kripë
1 qepë të grirë imët
1/2 lugë kafe me piper të zi
½ lugë çaji me selino

1.Vendosim patatet në një tenxhere me ujë dhe kripë. I lëmë derisa të ziejnë mirë.

2.Në një enë shtojmë majonezën, selinonë, mustardën, kripën, piperin dhe qepën e grirë shumë imët.

3.Më pas i hedhim edhe ullinjtë. I përziejmë mire derisa të krijohet një masë uniforme.

4.Në një blender shtojmë patatet e ziera dhe masën që përgatitëm më parë.

5.I rrahim mirë për një minutë dhe masën e krijuar e fusim në frigorifer për rreth 2 orë.

6.Në fund e shërbejmë, duke i shtuar sipër vezët e prera në formë kubike dhe kopër të grirë imët.

Lini një koment