Këto 10 ushqime do t’jua ngrenë humorin si me magji!
Ndodh shpesh që ushqimet të ndikojnë në humorin tonë për mirë apo keq. Për t’u ndier më mirë dhe për të luftuar humorin e keq, ushqyerja korrekte mund t’ju vijë në ndihmë. ‘Drithërat integrale, mishrat pa dhjamë, peshku, frutat dhe perimet e sezonit furnizojnë trupin tonë me vitamina, minerale dhe substanca të tjera të vlefshme që mund të përmirësojnë humorin tonë dhe të na largojnë nervozizmin. Ndryshe nga ç’mund të mendohet, konsumi i tepërt i ushqimeve të pasura me shqerena të rafinuara dhe kafeinë, mund të ketë efekt të kundërt dhe t’i bëjë më intensive sëmundjet e vogla sezonale.
Ushqimet që ju rritin humorin janë këto:
1.Bajamet
Bajamet dhe frutat e tjera të thata sigurojnë sasi të larta magnezi, një mineral që ndihmon për të luftuar lodhjen psiko-fizike.
2.Lakra
Na furnizon me acid folik i cili rregullon sertoninën, hormonin e humorit të mirë.
3.Sardelet
Janë një minierë acidesh yndyrore esenciale omega 3, të dobishme për të luftuar lodhjen, humorin e luhatshëm dhe mungesën e përqendrimit.
4.Brokoli
Furnizon trupin tonë me hekur e magnez, minerale të çmuara për të larguar nervozizmin, lodhjen dhe dobësinë.
5.Kosi
Përmban kalcium dhe minerale të tjera të çmuara, të dobishme për të menaxhuar më mirë nervozizmin dhe tensionin emotiv.
7.Drithërat integrale dhe bishtajat
Kur konsumohen së bashku na furnizojnë me një miks karbohidratesh komplekse, proteinash, mineralesh dhe vitaminash të cilat favorizojnë gjendjen e mirë të humorit.
8.Fara kungulli
Përmbajnë acide yndyrore omega-3, kripëra minerale antistres, si magnezi e zinku, vitaminë E, të gjithë elemente që prodhojnë neurotransmetues të humorit të mirë.
9.Vezët
10.Kivi
Kivi siguron sasi të rëndësishme të vitaminës C, një substancë që merr pjesë në sintezën e neurotransmetuesve të humorit të mirë. Veç të tjerash, siguron kalcium dhe magnez, të cilët sigurojnë mirëqenien psiko-fizike.
Kurë natyrale për pastrimin e enëve të gjakut me limon, hudhër dhe ujë. Kjo përgatitje ka për qëllim të ndihmojë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe shëndetit të përgjithshëm kardiovaskular. Përgatitja: 1. Kombinoni 4 limona (me gjithë lëkurë,...
A ndiheni shpesh të lodhur gjatë ditës? Për t’u ndier energjikë dhe produktivë, nuk keni nevojë për kafe ose pije energjike. Duke bërë disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj të përditshme, mund të rrisni energjinë natyralisht dhe të...
Duke jetuar në një botë plot me ushqime të shpejta dhe tundime të përditshme, ndonjëherë të ushqyerit shëndetshëm mund të duket e vështirë. Megjithatë, me disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj, mund të përmirësoni ushqyerjen pa sakrifikuar shijen...
Lini një koment