4 kërpudha të mëdha portobello të pastruara, me bishtin dhe pjesën e brendshme të hequr
1 kupë me pomodorini të ndara në gjysmë
½ kupë me perla mocarella të kulluara dhe të thara
½ kupe borzilok të freskët të grirë
2 lugë çaji uthull balsamike
1.Ngrohni furrën në 200 gradë C.
2.Përzieni së bashku 2 lugë gjelle vaj, hudhrën, ¼ lugë çaji kripë dhe ¼ lugë çaji piper në një tas të vogël. Me një furçë kuzhine, shpërndajeni këtë përzierje tek kërpudhat.
3.Vendosini kërpudhat në një tavë me letër kuzhine dhe lërini të piqen për rreth 10 minuta, derisa të zbuten.
4.Në një tas mesatar, përzieni pomodorinit, perlat e mocarella-s, borzilokun, ¼ lugë çaji kripë, ¼ lugë çaji piper dhe 1 lugë gjelle vaj.
5.Pasi të keni nxjerrë nga furra kërpudhat, mbushini me përzierjen që përgatitët. Lërini të piqen derisa mocarella të ketë shkrirë për rreth 12-15 minuta.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Komento