Sugjerojmë:

Këmbë të ënjtura? Ja çfarë tregon kjo për shëndetin tuaj

Disa sëmundje të caktuara mund të na sinjalizojnë përmes këmbëve. Për shembull diabeti ngadalëson qarkullimin e gjakut dhe rrjedhimisht do të na shfaqen vena më të theksuara tek këmbët. Por kur këmbët na  janë ënjtur për çfarë problemi bëhet fjalë?

Ënjtja tek këmbët dhe tek shputat mund të shkaktohet nga qendrimi për një kohë të gjatë në këmbë, por është gjithashtu një simptomë e disa problemeve të tjera shëndetësore.

6 Ways Your Legs Can Show You if Something’s Wrong With Your Inner Organs

Të tilla si:

Sëmundje të zemrës
Shumë sëmundje të zemrës pengojnë qarkullimin e gjakut si normalisht.

Probleme me venat
Venat mund të bëhen të ‘paafta’ për të pompuar gjakun në mënyrën e duhur, kështu që gjaku akumulohet në zona të caktuara në këmbë.

Probleme me sistemin limfatik
Nyjet limfatike dhe enët e gjakut në trupin tonë ndihmojnë në bartjen e lënngjeve në të gjithë trupin. Kur ka bllokim në sistemin limfatik, shkaktohet ënjtje në këmbë dhe krahë.

Probleme me mëlçinë
Ënjtja e këmbëve mund të shkaktohet nga mosfunksionimi i duhur i mëlçisë.

Nëse vuan nga ënjtja e këmbëve dhe ke ndonjë nga simptomat më lartë, a nuk mendon se ka ardhur koha të bësh një vizitë tek mjeku?/neps.al 

Lini një koment