Sugjerojmë:

Kek me portokall

Kek me portokall

Persona: 6 persona
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Ingredientët

  • 1 lugë kafe vanilje
  • 400 gr miell
  • 100 ml vaj ulliri
  • 150 ml lëng portokalli
  • 4 kokrra vezë
  • 200 gram sheqer
  • lëkura e 1 portokalli (grirë imët)
  • 1 lugë çaji pluhur pjekës
  • pak kripë

Udhëzimet

1

Në një tas fillimisht rrahim vezët me sheqerin derisa sheqeri të shkrijë. Shtojmë më pas lëkurën e portokallit të grirë imët dhe vajin.

2

E përziejmë mirë derisa të formohet një masë kremoze. Shtojmë në fund lëngun e portokallit, një majë luge kripë dhe vaniljen.

3

Përziejmë miellin me pluhurin pjekës dhe e shtojmë gradualisht tek tasi. E përziejmë me lugë druri.

4

E vendosim kekun me portokall në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 35-40 minuta. Ju bëftë mirë!

Lini një koment