Sugjerojmë:

Kek me pjeshkë dhe vanilje

260 gr miell
180 gr sheqer
120 gr gjalpë i tretur, i vakët
3 vezë
1 bustinë sodë për ëmbëlsira
1 bustinë vanilje
5 pjeshka

1.Si fillim ngrohim furrën në temperaturën 180° C.

2.Presim pjeshkat në copa.

3.Rrahim vezët me sheqerin me rrahësen elektrike për 5 minuta.

4.Shtojmë miellin dhe sodën me sitë dhe i përziejmë me kujdes me spatul, shtojmë gjalpin dhe pjeshkat.

5.Hedhim brumin në tavën e lyer më parë me gjalpë e miell dhe e pjekim për 35/40 minuta ose derisa kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dalë e pastër.

Lini një koment