Qëroni dhe prisni në kube patatet, ziejini në avull për 15 minuta, nga momenti i zierjes. Sapo të zbuten, shtypini me shtypësen e patateve dhe transferojini në një tas të madh.
Përzieni në grirëse patatet me sheqerin derisa të merrni një miell të imët, pastaj shtoni patatet. Shtoni gjalpin e grirë, pak kripë dhe lëkurën e grirë të limonit.
Përziejini me mikser elektrik me shpejtësi mesatare derisa të përftoni një krem homogjen.
Merrni një tepsi me diametër 24 cm, lyejeni me gjalpë, spërkateni me miell dhe shtoni brumin aty. Piqeni në furrë të ngrohur në 180 gradë Celsius për një orë.
Lëreni të ftohet dhe kompletojeni sipas dëshirës suaj, me sheqer pluhur për shembull. Për të aromatizuar brumin, mund t’i shtoni edhe pak rum ose një lugë vanilje.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment