Sugjerojmë:

Kek me çokokrem, për ta mbyllur javën ëmbël

600 gram miell
1 filxhan e gjysmë me qumësht
2 vezë
150-200 gram çokokrem
1 filxhan e gjysmë sheqer
1 lugë kafe pluhur pjekës
100 gram gjalpë

1.Në një enë rrihni vezët me sheqerin. Më pas shtoni miellin, sheqerin, pluhurin pjekës dhe qumështin.
2.I përzieni mirë.
3.Masën e krijuar e kaloni në formën specifike të kekut.
4.I shtoni sipër çokokremin dhe trazojeni me lugë që të futet brenda masës.
5.Futeni kekun në furrë në temperaturë 180 gradë celsius për 35 minuta. Ju bëftë mirë!

Lini një koment