Sugjerojmë:

Kek i thjeshtë vetëm me tri përbërës. Jo gjalpë, jo miell, jo vezë!

Krem qumështi pluhur (75 gramë)
1 pako biskota katrore
200 ml qumësht

1.Për një kek të thjeshtë me tri përbërës, si fillim përgatisni kremin.

2.Bashkoni në një enë kremin pluhur me qumështin dhe i rrihni mirë, derisa të bëhet një masë e trashë, voluminoze.

3.Ngadalë merrni biskotat, i mbushni me krem dhe i bashkangjisni me njëra-tjetrën.

4.Kështu veproni me çdo biskotë derisa të formoni një shirit të gjatë.

5.Në fund me kremin që mbetet mbuloni të gjitha biskotat nga jashtë.

6.Sipër sipas dëshirës mund të shtoni copëza krem kokosi, kakao pluhur ose fruta të thata sipas dëshirës të copëtuara.

7.Mos u shqetësoni për butësinë e biskotave. Kremi i qumështit i zbut ato mjaftueshëm. Mos u mundoni t’i zbusni me qumësht në fillim.

8.Ruajeni kekun për 40 minuta në frigorifer dhe sapo të jetë forcuar mund ta shijoni.

9.Shijojeni dhe ndajeni recetën edhe me miqtë tuaj!

Lini një koment