Qofte me perime dhe gjizë
Lani perimet në ujë të bollshëm. Më pas qërojini më kujdes lëkurën dhe filloni t’i prisni në copa të vogla rrethore. Mund edhe t’i grini me rende për të shkurtuar akoma dhe më shumë kohën e përgatitjes. Vini në...
Sugjerojmë:
Mjaftojnë disa përbërës të thjeshtë dhe në pak minuta keku juaj është gati. Përveçse shumë i shijshëm, ky kek është i pasur në minerale si kalciumi, kaliumi, fosfori, magnezi dhe natriumi që marrin pjesë në probleme të ndryshme metabolike, si p.sh në prodhimin dhe funksionimin e enzimave dhe hormoneve.
Parangrohni furrën në 180 gradë Celsius. Në një enë të madhe hidhni miellin e misrit, bajamet e grira, majanë, kripën dhe lërini mënjanë. Në një tas tjetër thyeni vezët dhe rrihini me sheqerin për disa minuta.
Më pas, po aty shtoni vajin e ullirit, lëkurën dhe lëngun e limonit; frulojini derisa të merrni një përbërje kremoze. Shtoni gjysmën e përbërësve të thatë dhe përziejini. Më pas shtoni gjysmën tjetër dhe përziejini mirë derisa të homogjenizohet gjithçka.
Hidheni brumin në një tepsi ku keni shtruar letër furri, copëtoni degat e trumzës dhe vendosini mbi sipërfaqen e kekut.
Piqeni për 45 minuta derisa të marrë ngjyrë të artë. Fikni furrën dhe lëreni të pushojë për 10 minuta. Më pas hiqeni nga furra dhe lëreni të ftohet (përndryshe do të thërrmohet para se të serviret).
Lani perimet në ujë të bollshëm. Më pas qërojini më kujdes lëkurën dhe filloni t’i prisni në copa të vogla rrethore. Mund edhe t’i grini me rende për të shkurtuar akoma dhe më shumë kohën e përgatitjes. Vini në...
1. Filetot e merlucit pritini në copa të mëdha, hidhini erëza, kripë e piper të zi sipas shijes dhe spërkateni me lëng limoni. Pastaj rrotulloheni nëpër përzierjen e miellit me piper të kuq të bluar, lëshojeni në vaj të...
Në një tigan më yndyrë skuqim djathin të lyer me miell nga të dy anët. Në po atë yndyrë kaurdisim miellin e misrit dhe të grurit. Pasi mielli ka ndryshuar pak ngjyrë shtojmë thelpinjtë e hudhrës dhe ujin. E...
© 2024, Neps | All rights reserved | Design by Neps.al
Lini një koment