Sugjerojmë:

Ke ndjesinë e fryrjes pas ushqimit? Ja si t’i japësh zgjidhje këtij problemi

Ndjesia e fryrjes pasi kemi mbaruar së ngrëni është një problem që shqetëson shumë njerëz.  Përpara se të kërkoni përgjigjen në testet “mrekullibërëse” të intolerancës duhet të pyesni veten:

Mos po hani shpejt? Nëse po, kjo është arsyeja. Mos hani ushqime të përpunuar, të pasura në yndyrna industriale? Mos jeni përpara ciklit apo menopauzës?
Mos papritmas jeni ndërgjegjësuar dhe nga një ushqim i shpejtë dhe i përpunuar keni rritur konsumin e fruta-perimeve në mënyrë drastike?
Mos ndoshta qumështi dhe nënproduktet e tij ju japin probleme? Për këtë të fundit nuk është nevoja të bëni asnjë test përveçse provës së eliminimit të bulmetit.

Rezultate imazhesh për eating milk cheese

Ndjesia e fryrjes, ka më së shumti të bëjë me tretjen, e cila ndikohet drejtëpërdrejtë nga regjimi ynë, stresi dhe hormonet. Një regjim i mirë dhe shmangia e stresit, ndihmon që trupi të përshtatet edhe me ndryshimet hormonale të moshës!

Lini një koment