Fileto pule me perime të pjekura
Patatet, karrotat dhe specat i presim në copa të mëdha. I vendosim perimet në një tavë për pjekje dhe i spërkasim me vaj ulliri, kripë, piper, dhe rozmarinë të freskët. I përziejmë mirë dhe i pjekim në furrë të...
Sugjerojmë:
Kjo është një recetë që në familjet e kësaj zone gatuhet me raste festash të ndryshme. Drudhet janë thërrime të përgatitura nga një brumë i zënë me vezë, të ngjashme me roshnicat. Është një recetë që gatuhet thjesht dhe ngjall shumë nostalgji.
Merrni miellin dhe hidheni në një tepsi. Hapini një vrimë në mes dhe shtoni vezët të cilat i keni rrahur lehtë. Përziejini me duar dhe fërkojini mes shputave duke krijuar thërrime në formë topthash të vegjël. Këto quhen drudhe.
Ndërkohë keni vendosur kaposhin të ziejë. Grini imët qepën dhe skuqeni në një tenxhere me pak gjalpë, salcë domatesh, më pas shtoni dhe drudhet dhe skuqini mirë. Pasi drudhet të jenë skuqur, shtoni kripë dhe mbulojini me lëngun në të cilin keni zier kaposhin. Lërini të ziejnë derisa të trashet lëngu.
Merrni copat e prera të kaposhit dhe kaurdisini me pak gjalpë që të marrin më shumë shije. Ndajini më pas nëpër pjata dhe shtoni gjellën me drudhe. Sipas dëshirës mund të përdorni edhe erëza si dafinë, piper, etj.
Patatet, karrotat dhe specat i presim në copa të mëdha. I vendosim perimet në një tavë për pjekje dhe i spërkasim me vaj ulliri, kripë, piper, dhe rozmarinë të freskët. I përziejmë mirë dhe i pjekim në furrë të...
Ziejmë spagetit në ujë të kripur derisa të jenë al dente. Ndërkohë, skuqim pancettën dhe hudhrën në një tigan me pak vaj ulliri derisa të jenë krokante. Hudhrën e heqim. Në një tas të veçantë, rrahim vezët dhe i...
Së pari, skuqim biftekët në vaj ulliri dhe gjalpë në zjarr të lartë për 3-4 minuta nga secila anë, derisa të marrin ngjyrë të artë. I vendosim mënjanë për të pushuar. Në të njëjtin tigan, shtojmë konjakun dhe e...
© 2024 Neps | Një Markë e GlobalEcho Media Group
Lini një koment