Sugjerojmë:

Kaçurrelat po t’i prish ujit i detit? Zbulo super maskën me mjaltë, që i rikthen shkëlqimin flokëve tuaj!  

Deti është një stres më vete sidomos kur flokëve tanë i heq shkëlqimin, butësinë dhe volumin.Kjo vjen kryesisht për shkak të përmbajtjes së lartë të kripës, që ka uji i detit.

Për këtë arsye rekomandohet një kurim i vazhdueshëm ndaj flokëve, për të parandaluar dëmet që mund të bëhen të mëdha, të tilla si çngjyrosja, djegia e flokët, thatësia apo rënia e flokëve.

Neps ju sugjeron një maskë natyrale në të tilla raste. Kjo maskë rekomandohet të aplikohet dy herë në javë maksimumi.

Image result for curly hair gif

Do ju nevojitet:

  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë vaj kokosi
  • 1 lugë gjelle mjaltë

Udhëzime:

  • Në një tas kombinoni tri përbërësit dhe i përzieni mirë.
  • Aplikojeni maskën duke filluar nga rrënja e deri tek majat e flokëve.
  • E lini të veprojë për 1 orë.
  • Në fund i shpëlani flokët si zakonisht me shampo./neps.al 

Lini një koment