Sugjerojmë:

Ju mund ta bëni vetë tonikun natyral të bukurisë. Ja formula e thjeshtë pa efekte anësore!

Aplikimi i saj nuk ka efekte anësore  dhe ndihmon në mënyrë shumë efektive me lëkurën e fytyrës. Pas disa aplikimeve do të shihni sesi lëkura juaj do të duket plot jetë dhe e shëndetshme.

Çfarë ju nevojitet

  • 2 kapsula të vitaminës E
  • 1 lugë gjelle xhel Aloe Vera
  • 1 lugë gjelle pluhur çaji jeshil
  • 2 lugë gjelle fara liri
  • 2 pika vaj esencial (sipas dëshirës aroma)
  • 1 filxhan me ujë

Përgatitja dhe përdorimi:

  • Fillimisht zieni ujin.
  • Menjëherë shtoni farat e lirit dhe i lini derisa të formohet një lloj xheli me shkumë.
  • Shtoni çajin jeshil dhe e trazoni vazhdimisht.
  • Pas 5 minutash shtoni aloen dhe vitaminën E.
  • I përzieni mirë dhe në fund e hiqni nga nxehtësia. Pasi masa të jetë ftohur pak shtoni vajin esencial.

Kujdes! Ky serum i bërë në shtëpi mund të ruhet në frigofrifer deri në 8 ditë. Ju mund ta aplikoni locionin me anë të një pambuku në fytyrë, duke e masazhuar me disa lëvizje rrethore.

Lini një koment